Aktualitet

Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetën fëmijën, gjykata lë në burg 21-vjeçarin, familjarët kërkojnë lirimin

Shkruar nga Liberale

Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetën fëmijën,

Gjykata e Korçës caktoi sot masën arrest me burg për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14-vjeçare në qytetin e Korçës.

Ndërkohë, pas arrestimit nga policia, familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakon martesat në moshë të vogël.

Por edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH