Aktualitet

“Partizani”/ Altin Dumani flet për hetimin ndaj Berishës: Kemi grumbulluar provat, është hetuar pasuria! (Flet për ekstradimin e Ahmetajt)

Shkruar nga Liberale

“Partizani”/ Altin Dumani flet për hetimin ndaj Berishës:

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani po zhvillon një takim me gazetarët dhe është pyetur për çështjet më të rëndësishme që po heton prokuroria.

I pyetur në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën

‘Janë bërë hetimet parësore për Berishën.’- mësohet të ketë thënë Dumani.

Ndërkohë, teksa është pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zviceriane.

Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3.

“Ne kemi procedime për inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve”, u shpreh Dumani.

Kreu i SPAK u ndal edhe te ekstradimet e të kërkuarve shqiptarë nga Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.

“7 procedura zyrtare ekstradimi kemi me Dubain, pasi në informacionet që ne kemi, aty ndodhen të dyshuarit që u kemi firmosur urdhërarreste ndërkombëtare”, tha Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH