Aktualitet

MOTI I DITËS, e martë 7 Maj

Shkruar nga Liberale

MOTI I DITËS, e martë 7 Maj

Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë  nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior – verilindor duke rrezikuar momente me pika shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Shqipërinë, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjes , por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH