Aktualitet

Para 1 jave doktori i dha borxh 50 mijë euro, si i vodhi me pabesi 15 mijë euro në banesën e shefit të urgjencës së QSUT 38 vjeçari

Shkruar nga Liberale

Para 1 jave doktori i dha borxh 50 mijë euro, si i vodhi me pabesi 15

Olsi Bibollari, 38-vjeçari është arrestuar sot nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se në datën 25 gusht ka vjedhur 15 mijë euro në një banesë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Burime për mediet bëjnë me dije se Bibollari ka vjedhur shumën e lekëve në banesën e Eqerem Hasanit, i cili është edhe shefi i urgjences së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Mësohet se para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri. Doktori ka harruar çelësin e apartamentit në makinën e Bibollarit. Më pas, ky i fundit e ka marrë çelësin dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë lekët.

Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjeta është identifikuar autori i vjedhjes.

Sipas policisë, 38- vjeçarit i është sekuestruar shuma e parave të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë vjedhjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH