Aktualitet

PAMJET/ Qëlloi më armë ndaj tre të rinjve, e moshuara tregon ngjarjen në Shkodër: Burri ka punuar si agjent i Sigurimit në komunizëm

Shkruar nga Liberale

PAMJET/ Qëlloi më armë ndaj tre të rinjve, e moshuara tregon

Tre të rinj kanë shpëtuar mrekullisht pak pas mesnatës në lagjen “Rus” në Shkodër. Teksa ndodheshin në rrugë, i moshuari, shtetasi Fasli Hyka, duke pretenduar se po bënin zhurmë, i armatosur në ballkonin e katit të pestë të banesës së tij në orën 00:30, ka qëlluar në drejtim të tyre.

I moshuari me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar në drejtim të kalimtarëve, pasi është bezdisur nga zhurma.

83-vjeçari Fasli Hyka është bezdisur nga zhurma e lokalit poshtë pallatit dhe ka qëlluar nga ballkoni i banesës së tij, por fatmirësisht plumbat kanë dëmtuar vetëm një mjet të parkuar poshtë.

PAMJET/ Qëlloi më armë ndaj tre të rinjve, e moshuara tregon

Pasi ka qëlluar, i moshuari është mbyllur në banesë dhe ka refuzuar thirrjet e policisë që të mos qëllonte dhe të dorëzohej. Por, 83-vjeçari i ka refuzuar, madje ka kërcënuar edhe punonjësit e policisë se do t’i vrasë. Më pas është dashur ndërhyrja e FNSH që ka hapur derën me forcë dhe pas rreth 2 orësh është arrestuar i moshuari.

Në banesë Policia sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Dëshmia e gruas

Bashkëshortja e Fasli Hykës, Hyrije Hyka, ka dëshmuar se si burri i saj qëlloi në drejtim të tre të rinjve të cilët i shpëtuan plumbave.

PAMJET/ Qëlloi më armë ndaj tre të rinjve, e moshuara tregon

83-vjeçarja rrëfen për gazetarin Senad Nikshiqi se bashkëshorti i saj Fasli Hyka dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit.

Në atë moment ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë. Pa kaluar shumë kohë 83-vjeçarja, e cila ndodhej në shtrat në atë moment tregon se dikush e ka sharë burrin e saj, i cili ka marrë çiften më pas duke qëlluar në drejtim të tyre.

PAMJET/ Qëlloi më armë ndaj tre të rinjve, e moshuara tregon

Bashkëshortja e 83-vjeçarit që u arrestua nga FNSH pasi u neutralizua brenda banesës në operacionin që zgjati 3 orë e gjysmë, thotë se burri i saj deshi të dorëzohej në polici në orët e mëngjesit ndaj edhe nuk pranoi më përpara derisa u arrestua pas ndërhyrjes nga efektivët.

“Ai i kërkoi policisë që të prisnin deri në mëngjes, vij vetë dhe ju tregoj si ishte e vërteta. Drejtori i policisë i tha hajdeni tani, ndërsa ky i tha në mëngjes më caktoni orën dhe vij vetë në polici.

Pse u ngutën ta merrnin natën, nuk ishe nevoja ta merrnin natën. S’jemi gjakpirësia, jemi njerëz që duam qetësinë sepse kemi moshën. Ka sëmundjen që nuk e duron zhurmën”, tha e moshuara.

Fasli Hyka sipas bashkëshortes së tij përveç punëve normale gjatë regjimit të komunizmit ka punuar edhe në sigurimin e shtetit si agjent vullnetar.

83-vjeçarja është e vetme në shtëpi tashmë pas arrestimit të burrit të saj ndërsa lëviz me shumë vështirësi për shkak të disa sëmundjeve që ka.

Çifti i të moshuarve jetojnë prej vitesh të vetëm në shtëpi ndërsa autori i dyshuar Fasli Hyka ka një djalë nga martesa e tij e parë. Hyrije Hyka do ta ketë të vështirë ta përballojë jetesën e vetme për shkak të sëmundjeve që ka dhe se nuk mund të dalë nga shtëpia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH