Aktualitet

Opozita ka paralajmëruar bojkotim, nis sot punën Komisioni “Antikorrupsion”

Shkruar nga Liberale

Opozita ka paralajmëruar bojkotim, nis sot punën Komisioni

Komisioni Anti-Korrupsion do të zhvillojë sot mbledhjen e parë të konstituimit. Mbledhja, e cila do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, do të mbahet në orën 09.30 dhe do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Bëhet me dije se në mbledhje janë të ftuar edhe deputetët e opozitës, ndonëse këta të fundit nuk e kanë votuar dhe kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e këtij komisioni të Posaçëm.

Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, komision me afat 10 mujor. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH