Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur shqetësimin e saj për incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë seancës plenare të një dite më parë, ku morën pjesë deputetë të Partisë Demokratike.
Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe agresivitetin e treguar në parlament.
Ajo inkurajon të gjitha palët që të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.
Reagimi i ambasades amerikane:
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.