Aktualitet

Operacioni me urdhër të SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka, vëllai i zhdukur në 2015

Shkruar nga Liberale
Operacioni me urdhër të SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka, vëllai i

Një operacion kombëtar me urdhër të SPAK është shtrirë në disa qytete në vend.

Ky aksion policor i nisur një ditë më parë ku u zhvilluan kontrolle në Tiranë, Lezhë, Vlorë, Durrës Shkodër, me qëllim kapjen e të personazheve të botës së krimit. Megaoperacioni u zhvillua me urdhër të SPAK, ku u lëshuar më shumë se 43 urdhër arreste.

Ndërkohë mësohet se në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga edhe Naim Stafuka. Sipas informacioneve Stafuka është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Naim Stafuka nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vëllai i Enver Stafukës, i cili prej vitesh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye në Shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH