Aktualitet

Opeli humb kontrollin dhe përfundon në arë në aksin “Fier-Lushnjë”, nuk dihet gjendja e shoferit

Shkruar nga Liberale

Opeli humb kontrollin dhe përfundon në arë në

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Fier-Lushnjë”. Mësohet se ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Vajkan.

Sipas informacioneve, shoferi i një automjeti tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një arë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërsa polcia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH