I akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’, Petrit Qoli ka hedhur akuza te forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani. Ndërkohë, ky i fundit nuk u paraqit në seancë për arsye shendetësore.
Qoli ka thënë sot se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjeter thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.
“Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do ‘Coca Cola’, palestër dhe femra.
Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të gruposura, dalim dhe marrim statusin”, mësohet të jetë shprehur Qoli sot në sallën e gjyqit.