Aktualitet

Nuk luajti asnjë minutë në Euro 2024! Babai i futbollistit të Kombëtares shpërthen në mallkime: Të pabesët! Zoti i shkatërroftë ata që…

Shkruar nga Liberale

Nuk luajti asnjë minutë në Euro 2024! Babai i futbollistit

Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë në tri ndeshjet e Europianit.

Kjo duket se nuk është pritur aspak mirë nga babai i tij, Ilmi Ismajli. Në një postim në Facebook, babai i mbrojtësit shpërtheu ndaj të gjithë atyre që i quan të pabesë, të cilët sipas tij i vodhën ëndrrën djalit të tij.

Reagimi i Ilmi Ismajlit:

Bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…

Te pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!

Zoti i shkatërroftë ata që te bënë pabesi, të bënë tradhti sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se në ballët e tyre nuk shkruante i pabesë…

Je i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH