Aktualitet

Nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, pas shkarkimit KPA rikthen në detyrë prokuroren, Daniela Sulaj

Shkruar nga Liberale

Nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, pas

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrën prokuroren Daniela Sulaj e cila në vitin 2021 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte burimet financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013.

Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, me shumicë votash shpalli rrëzimin e vendimit të 27 korrikut të vitit 2021 dhe konfirmimin në detyrë të Sulajt.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj”- thuhet në njoftim. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH