Aktualitet

Nuk deklaruan paratë në kufi, ndalohen 3 shtetas dhe konfiskohen shuma të mëdha

Shkruar nga Liberale

Nuk deklaruan paratë në kufi, ndalohen 3 shtetas dhe konfiskohen shuma

 

Shërbimet e Policisë Kufitare, në 4 pika të kalimit goditën 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave. Një shtetas rumun 48-vjeç u arrestua në Rinas pasi në valixhe iu gjetën 1490 paketa me cigare.

“Në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së”, njofton policia.

Ndërkohë që në pikën kufitare të Portit të Durrësit u procedua penalisht drejtuesi i një automjeti të cilit iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara.

“Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave”, njofton policia.

Penalisht u procedua dhe një shtats grek të cilit në Rinas iu gjetën të padeklaruara në valixhe 15 mijë paund.

“Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave”, njofton policia.

Ndërkohë që pikat kufitare si më poshtë u ndaluan 3 shtetas të shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe për falsifikim:

Rinas? Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH