Aktualitet

Një rast tjetër i RËNDË/ 63-vjeçarja përfundon te "TRAUMA", hidhet nga kati i 3-të i pallatit

Shkruar nga Liberale

Një rast tjetër i RËNDË/ 63-vjeçarja përfundon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, teksa një 62-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

Paraprakisht dyshohet se gruaja ka tentuar të kryejë vetëvrasje, teksa pas hedhjes, është transportuar me helikopter në drejtim të spitalit të Traumës.

Sot, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj, shtetasja F. M., rreth 62 vjeçe, e cila është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH