Aktualitet

Një pistoletë për 3000 euro/ U arrestuan për trafik armësh Kosovë-Shqipëri, lihen në burg 4 shtetasit nga Kosova (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Një pistoletë për 3000 euro/ U arrestuan për trafik

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shtetasit kosovar, të cilët u arestuan për trafik armësh.

Bëhet fjalë për grupin e përbërë nga Blerim Krasniqi, Muhamet Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Benjamin Shala.

Armët e zbuluara në një çantë brenda një makine, të ndalur pranë terminalit të autobusëve në Lundër, kishin ardhur nga Kosova, brenda një autobusi që bënte thuajse përditë linjën Prishtinë-Tiranë.

Dhjetë pistoletat që u sekuestruan në Tiranë pranë terminalit të autobusëve në Lundër, janë të prodhuara në Republikën Çeke, ndërsa policia dyshon se fillimisht janë trafikuar në Serbi dhe si destinacion kishin Greqinë.

Kujtojmë se gjatë operacionit u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak, ndërsa mësohet se çdo armë do të shitej nga 1500-3000 euro.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH