Op-Ed

Një Evropë e detyruar të rritet

Shkruar nga Liberale

Një Evropë e detyruar të rritet

Nga ANGELO PANEBIANCO

​Stuhia e përsosur. Një skenar krejt i papranueshwm: kundër-evropianistja, filo-putiniania, Marine Le Pen kryeministre e Francës, Donald Trump president i Shteteve tëBashkuar. Evropa në mes, e thërmuar. Nuk ka një plan B. Vetëm panik. Siç ka vërejtur Antonio Polito (Corriere, 13 qershor) kush ngushullohet  duke thënë se, sidoqoftë, nëParlamentin evropian ka ende një shumicë evropeiste, nuk njeh mekanizmat vendim-marrës evropianë, e shkëmben Parlamentin e Strasburgut për një Parlament kombëtar tëzakonshëm. Veç asaj kush mendon – është një ide qëqarkullon në shtypin ndërkombëtar – që, qoftë edhe nëmënyrë paradoksale, i takon një udhëheqëseje pragmatike e realiste si Xhorxha Meloni, domethënë e vetmja kryetareqeverie, ndërmjet atyre Vendeve evropiane të njohura, që ka kaluar mirë provimin zgjedhor, detyra të ndihmojë njëEvropë në vështirësi tejet të rënda, rrezikon të mbivlerësojëpeshën e Italisë. Me të gjithë respektin për të, Italia ka dy pengesa të mëdha. E para është e njohura, ajo e përherëshmja: pa llogari në rregull aftësitë e manevrës sënjë Vendi si Italia janë të kufizuara.

E dyta është e lidhur me përbërjen e koalicionit tonë të qeverisë. Është e lehtë tëpërfytyrohet se me Le Pen në krye të qeverisë franceze, sintonia ndërmjet Le Pen dhe Salvinit do t’I krijonte shumë probleme filo-atllantikes, filo-ukrainases, Xhorxha Meloni. Mund t’I kufizonte aftësinë e saj të lëvizjes në selinë evropiane.

​Në një fazë shpejtimi tejet të fuqishëm të historisë, Bashkimi evropian, i mësuar të funksionojë  në njëregjim të ulët (gjithmonë e vetëm një hap  mbas bisedimesh të gjata e drobitëse ndërmjet qeverive evropiane) rrezikon sot si asnjëherë më parë, për të renëabsolute të sfidave gjeopolitike që na kërcënojnë. Nga njëanë është një front i përbashkët sulmi ndaj botës perëndimore nga Lindja e nga Jugu: me mësymjen e Ukrainës e nesër kushedi se kujt Vendi tjetër evropian, me aleancën e hekurtndërmjet Putinit dhe Iranit që kushtëzon Lindjen e Mesme, me praninë në rritje ushtarake ruse n’Afrikë (e kontrollin relativ të valëve emigruese) dhe me Kinën që, nga lartësia e fuqisë së saj, inkurajon bashkëpuntorët e saj të rij: sa mëshumë të këqija të arrijnë t’u bëjnë perëndimorëve aq mëmirë është për perandorinë bojë qielli.

​Nga ana tjetër është një Amerikë, në një fazë të rënies relative të fuqisë që, sido të shkojnë votimet presidenciale, nuk do të jetë më kurrë ajo mbrojtëse e fuqishme e Evropës që ka qenë nga mbarimi i luftës së Dytë botërore deri sot. Nëse pastaj do të fitonte Trump-i do të provonim shpejt se çfarë do të thotë të kemi një Evropë të pambrojtur, njëqëngj ndërmjet ujqërvet. Një gjëndje që mund t’i pëlqejëvetëm miqve perëndimorë të Putinit (dhe styre tëHamasit, klient i Iranit).

​Politika, ashtu si propozohet dhe ndërpretohet për votuesit, bazohet gjithmonë  mbi thjeshtësime e skematizime që ngatërrojnë idetë: evropianistët e sinqertë këndej, sovranistët kundër-evropianë andej. Makar të ishte aq e thjeshtë. Të shohim më nga afër evropeistët e mësipërm. Macroni është një evropeist i sigurtë. Por është në vijën e traditës goliste: edhe nëse Franca nuk ka më as kapacitetin as rezervat, ëndrra mbetet gjithmonë ajo e një Evrope me hegjemoni franceze (“bomba atomike, ashtu si vendi francez në OKB, janë të mijtë e i mbarështoj un”). Ose të marrim rastin e Gjermanisë. Të nesërmen e mësymjes së Ukrainës, kançelari Scholz, duke kuptuar faktin se pacifizmi tradicional gjerman nuk është më i dobishëm në kohë luftërash, shpall një plan madhështor armatimi (të cilit, në të vërtetë, i kanëhumbur gjurmët), por nuk ka aspak ndërmënd mbrojtjen evropiane. Dëshëron armatosjen gjermane e pikë. Dhe po flasim për Francën e Gjermaninë, ose dy Vende që gjatë, së paku deri në ribashkimin gjerman, kishin udhëhequr proçesin e integrimit evropian. E gjithë kjo për të thënë qësigurisht ka n’Evropë një përplasje ndërmjet forcave liberale dhe iliberale (këto të fundit, në mënyrë koherente, kundër-evropiane dhe filo-putiniane), por nuk mund të shtiremi për të harruar se “evropeistët” nuk ishin e nuk janë fderalistë, makar nxënës të Altiero Spinelit. Ishin e janë të kujdesëshëm , para së gjithash e mbi të gjitha, ndaj interesave të tyre kombëtare. Ndryshimi është ndërmjet nacionalistëve shkurt (të ashtuquajturit “sovranistë”) dhe nacionalistëve/evropianistë, ose atyre për të cilët interesi kombëtar nuk mund të ndiqet me efektshmëri jashtë kornizës evropiane.

​Realizmi mund të duket i vrazhdët por retorika, jo vetëm  mërzit, por  ndalon pamjen e problemeve, e për pasojë, edhe kërkimin e mjeteve për t’i zgjidhur. Evropa vuan nga një ves i zanafillës. Proçesi i integrimit evropian, i nisur gjatë Luftës së ftohtë, n’epokën e ndarjes ndërmjet blloqeve (atllantik e sovjetik), zhvillohet në shenjën e një ndarjeje të punës:amerikanëve u takon mbrojtja ushtarake e Evropës, evropianët janë të lirë të investojnë rezervat e tyre nëzhvillim e mirëqënie. Në çastin kur mbrojtja amerikane pushon të jetë e siguruar, evropianët nuk dijnë kujt shenjti t’i drejtohen. Nuk kanë mjetet për t’u mbrojtur nga kërcënimet e mësymjet e perandorive të ringjallura. Prova vendimtare, natyrisht është Ukraina: nëse Putini fiton aty, Evropa do të jetë e thyer, pa rrugëdalje.

​Fatmirësisht, apo fatkeqësisht historia mbetet e paparashikueshme. Ndoshta, përballë rreziqesh tëpaprovuar në tetëdhjetë vite paqeje, Bashkimi evropian arrin në muajt e ardhshëm (por është çështje muajsh, jo vitesh) të dalë nga rutina, arrin të kuptojë se janë vetëinteresat kombëtarë të Shteteve evropianë, që për t’u mbrojtur kërkojnë ndryshime rrënjësorë: një sistem i ri qeverisje i Bashkimit që t’i japë mundësi të përballojë një botë të ndryshuar kaqë rrënjësisht e mizorisht.  

​Ideja që integrimi politik-ushtarak do të kishte ardhur automatikisht, për pasojë të integrimit ekonomik, me të cilën shumë evropianë janë zbavitur për dhjetëvjeçarë, qe një gënjeshtër, një miklim. Megjithatë  ndonjëherë rreziku mpreh mëndjen, instikti i mbijetesës imponohet. Duhet shpresuar që kjo të ndodhë. 

​“Corriere della Sera”, 13 qershor 2024    Përktheu Eugjen Merlika

Poll
SHQIPENGLISH