Aktualitet

Nis puna për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër/ Zona do të rrethohet me mur 7 metër të lartë, banorët të shqetësuar

Shkruar nga Liberale

Nis puna për ndërtimin e kampit të refugjatëve në

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër, ku prej disa ditësh makineritë janë vendosur brenda zonës ushtarake në hyrje të fshatit.

Ndërkohë, sipas burimeve të ushtrisë, nuk janë ende të qarta direktivat në lidhje me godinat ekzistuese nëse mund të ndërhyet në to apo nuk do të preken. 

Mësohet se pas zbarkimit në Shëngjin, do të vijohet në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër. I gjithë perimetri do të rrethohet nga një mur i lartë 7 metër që do të shërbejë për të rritur sigurinë, pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatrave Gjadër dhe Kakarriq.

Ndërkohë banorët shprehen se janë të frikësuar dhe shtojnë se nuk janë të sigurtë mbi kontrollin që do të ketë mbi personat që do të qëndrojnë aty. 

Ata thonë se punimet kanë nisur prej katër ditësh, por stafi duket se është i huaj, pasi punëtorët shqiptarë janë të paktë në numër.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni firmosën në Nëntor 2023 marrëveshjen për emigrantët. Në bazë kësaj marrëveshjeje, Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhiit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit dhe shpenzimet do t'i mbulojë shteti italian. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH