Ka nisur pak më parë protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, për të vazhduar më pas para Gjykatës së Lartë, aty ku do të mbahet gjyqi për vulën e PD.
Protestuesit kanë nisur grumbullimin dhe kanë bllokuar rrugën, në afërsi të rrugës “Myslym Shyri”.
Si pasojë është krijuar trafik i rënduar në afërsi të Gjykatës. Nga ana tjetër, në këtë pikë ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën.
Kujtojmë se rithemelimi ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës.