Aktualitet

Nis në GJKKO procesi ndaj Vangjush Dakos për shpalljen e pretencës/ Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk merr pjesë

Shkruar nga Liberale

Nis në GJKKO procesi ndaj Vangjush Dakos për shpalljen e

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Vangjush Dakos dhe 3 personave të tjerë.

Në këtë seancë, Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, do të paraqesë pretencën për ish-Kryebashkiakun e Durrësit, hetimi ndaj të cilit ka nisur në 2020.

Dako nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Ish-Kryebashkiaku socialist i Durrësit u arrestua në muajin qershor të vitit 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH