Aktualitet

EMRI/ Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, identifikohet dhe shoqërohet në polici autori 36 vjeçar

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, identifikohet dhe

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici një 36 vjeçar, Taulant Ahmetsulaj, si autor i dyshuar i ngritjes së një droni mbi burgun e Burrelit.

Bëhet me dije se në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Droni u pikas të dielën dhe Sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje nga ambientet e burgut.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH