Aktualitet

NGJARJE NË FOKUS: Ambasadori i dytë amerikan në Shqipëri që refuzohet nga Senati pas Kavalec

Shkruar nga Liberale

NGJARJE NË FOKUS: Ambasadori i dytë amerikan në Shqipëri

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Kostalancik është një tjetër emër që refuzohet nga senati amerikan, pas asaj të Kathleen Ann Kavalec, në 2019, që ishte një përzgjedhje e ish-presidentit Donald Trump.

Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë nga presidenti Biden më 24 janar 2023, por s’arriti t’i marrë dot votat e senatit në mbledhjen e tij të fundit.

I emëruari i presidentit amerikan Joe Biden, ka parashtruar përballë Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan, të gjitha përparësitë e tij si ambasador, në mandatin që e pret në rast konfirmimi në këtë post.

Thelbi për të, mbetej tek forcimi i institucioneve demokratike dhe atyre të drejtësisë në vend, si parësore të dyja për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian”, shtoi ai përballë senatorëve amerikanë.

Ai aktualisht po shërben si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Më herët ka mbajtur postin e Shefit të Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Kostelancik ka shërbyer gjithashtu dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-ve në OSBE dhe NATO e në Ankara të Turqisë.
Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti.

Ai ka gjithashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Michigan-it. Diplomati flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

NGJARJE NË FOKUS: Ambasadori i dytë amerikan në Shqipëri

Po ashtu, nominimi i Kavalec për të qenë ambasadore e SHBA në Tiranë mbërriti në Senat në 9 korrik 2018, ndërsa kanididatura e saj iu kthye presidentit Trump, me argumenti se kaloi afati 30 ditor për rishqyrtim sipas dispozitave të Rregullores së Senatit Amerikan.

Një javë para seancës emri i saj ishte përmendur në një artikull të gazetës Ëashington Examiner që kishte të bënte me lidhje të mundshme të një zyrtari të Departamentit të Shtetit me një oligark rus.

Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.

Kandidatura e zonjës Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH