Aktualitet

NGJARJE E RËNDË në vend/ U denoncua i humbur nga familjarët, gjendet trupi i pajetë i një personi brenda në shpellë

Shkruar nga Liberale

NGJARJE E RËNDË në vend/ U denoncua i humbur nga familjarët,

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka  ndodhur mesditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet të ketë humbur jetën, pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.

Viktima është identifikuar si Preng Mandreaj. Sipas informacioneve paraprake, familjarët kishin njoftuar policinë pas largimit të tij nga banesa. Dhe pas kërkimeve të shumta ai është gjetur pa shenja jete brenda një shpelle, në një zonë malore përballë shtëpisë së tij.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH