Në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit, policia ka vënë në pranga ditën e sotme dhe një 25-vjeçar, Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës për të transportuar me automjet trupin e viktimës (Enver Ballës) nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia.
Kjo çështje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik ishte temë e debatit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku janë sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen, ku viktimë mbeti Enver Balla.
Në emsion është publikuar një foto e 2 bashkëpunëtorëve, për të cilën gazetari Merin Maçi thotë se është shkrepur disa ditë pas vrasjes së Enver Ballës.
"Është një foto e bërë vetëm disa ditë pas ngjarjes, është gjetur edhe kjo foto, autori dhe Edison Braja, bashkëpunëtori i tij"- tha Merin Maçi.