Aktualitet

Nga ish-gjyqtarë dhe drejtues policie te gazetarët! EMRAT e 21 personave ndaj të cilëve GJKKO lëshoi masë arresti dhe detyrim paraqitje

Shkruar nga Liberale

Nga ish-gjyqtarë dhe drejtues policie te gazetarët! EMRAT e 21

Gjykata e Posaçme lëshoi sot 21 masa ekzekutimi me kërkesë të SPAK. 18 prej tyre ishin urdhër-arreste, një arrest-shtëpie dhe dy detyrim paraqitje.

Mes personave për të cilët ishte lëshuar masa arrest ishin ish-shefi i Policisë Dedan Gjonaj (aktualisht në burg, i arrestuar për dosjen Metamorfoza), ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu (aktualisht arrest-shtëpie) si dhe për avokaten e Blerina Beqiri. Ndërkohë që për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha u dha masa detyrim paraqitje.

Lista e plotë e 21 masave të lëshuara nga GJKKO:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela, Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Preke Kodra, Fuad Verzivolli, Metin Mehja, Renato Hasani, Skender Sufaj, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa), Blerina Beqiri, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë:

Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH