Gara për kreun e Policisë së Shtetit është Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena drejt përfundimit, teksa komisioni i posaçëm ka dorëzuar tre emra për Drejtorin e Përgjithshëm ministrit Ervin Hoxha, i cili më pas do t’i përcjellë me relacion kryeministrit Rama emrin me pikët maksimale, nga 100 pikë që ka gara.
Tre emrat që kanë marrë pikët maksimale nga komisioni i posaçëm janë Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena.
Ndërsa ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama, do të hedhë firmën e tij mbi emrin e drejtuesit të ri, i cili në këtë post do të zëvëndësojë Muhamet Rrumbullakun.
Opozita e ka quajtur këtë proces si farsë, pasi sipas saj gara është fiktive dhe emri i drejtuesit të policisë është caktuar më parë.