Aktualitet

Nën hetim nga SPAK, reagimi i kryebashkiakut të Shkodrës! Benet Beci: Dorëheqjen do ta jap nesër sepse do bëhem…

Shkruar nga Liberale

Nën hetim nga SPAK, reagimi i kryebashkiakut të Shkodrës! Benet

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Gjithashtu, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.
Kujtojmë se të premten Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij. Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por tha se “nuk kam asnjë koment”.
Beci fitoi zgjedhjet e fundit përballë rivalit demokratit Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.

Benet Beci, kreu i Bashkisë së Shkodrës, ka reaguar pas lajmit së është vënë nën hetim nga SPAK dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen.

"Nuk e di ku dreqin e kanë marre vesh disa portale që kam dhënë doreheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kerkesë të dy kandidateve të tjerë, meqë e tregova në Shkoder se jam i pëlqyeshëm për të dy palët, - ka qenë reagimi i Benet Becit.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH