Aktualitet

Në luftë me jetën! Besimtarët luten për Kryepeshkopin Janullatos, mbahet mesha në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Në luftë me jetën! Besimtarët luten për Kryepeshkopin

Kryepeshkopi i Shqipërise Anastas ndodhet në gjendje kritike nen kujdesin e mjekëve dhe lufton për jetën ne një spital në Athinë, Kisha Ortodokse kremton Shën Anastas Persianin, emrin e të cilit mban vetë fortlumturia e tij, imzot Anastas.

Në kishën e ungjillëzimit në Tiranë këtë mëngjes besimtarët u mblodhën së bashku në lutje në liturgjinë hyjnore, e cila u kryesua nga mitropoliti i Korçës hirësi Joani në bashkë-meshim me mitropolitet e Fierit, Beratit e Elbasanit dhe klerikët e tjerë të Kishës sonë. Në këtë kohë sprovë të vështirë të shëndetit që po kalon Kryepeshkopi Anastas ortodoksët e Shqipërisë, bijtë e tij shpirtërorë, i luten perëndisë që t’i japë atij forcë, shëndet dhe shërim.

Në fjalët e tyre përfaqësues të Kishës Ortodokse nuk reshtën së shprehur mirënjohje të thellë për gjithë përkushtimin dhe dashurinë e Kryepeshkopit Anastas për Kishën tonë përgjatë këtyre 33 viteve shërbimi pa reshtur, për lavdi të perëndisë.

Kujtojmë se që prej datës 30 dhjetor, Kryepeshkopi Anastas ndodhej i shtruar në një spital në Tiranë për shkak të një viroze sezonale.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ai u transportua në Athinë për mjekim të specializuar.

Pak ditë më parë Kryepeshkopi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin “Hygeia” në kryeqytetin grek, pasi pësoi një atak kardiak në zemër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH