Aktualitet

Në kërkim të fitores së shpresës! Publikohen FORMACIONET zyrtare, Shqipëri-Kroaci

Shkruar nga Liberale

Në kërkim të fitores së shpresës! Publikohen

Kroacia përballet sot në Hamburg me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B, euro 2024.

Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, për të mbetur në garën e kualifikimit.

Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushë pas disfatës 2-1 me Italinë. Kroacia humbi 3-0 me Spanjën në ndeshjen e parë.

Trajneri brazilian ka kryer zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën.

Bajrami kaloi në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.

FORMACIONET ZYRTARE:

KROACIA: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric. Trajner: Zlatko Dalic

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho

Në kërkim të fitores së shpresës! Publikohen

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH