Admir Tutaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Kolumbia. 25-vjeçari, u arrestua më herët në Kolumbi pasi ishte i shpallur në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal.
Më herët GJKKO i ka caktuar me herët masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar.