Aktualitet

Në gjykim për “shpërdorim detyre”/ Sot seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, ja çfarë deklaroi avokati

Shkruar nga Liberale

Në gjykim për “shpërdorim detyre”/ Sot seanca në

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Raportohet se Prokuroria e Posaçme kërkoi për Dakon dënimin me 2.8 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Aktualisht ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk është paraqitur vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Petrit Ismaili.

Avokati Ismaili kërkoi pafajësinë e klientit të tij, ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullimin e dënimit me burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH