Aktualitet

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, vlonjati dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës me plagë të rënda

Shkruar nga Liberale

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, vlonjati dërgohet me

Një 74-vjeçar është djegur aksidentalisht pasi kishte ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” në Vlorë, ndërsa policia bën me dije se shtetasi me inicialet V. H., 74 vjeç, ndodhet në spitalin e Traumës.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi V. H., 74 vjeç, i cili dyshohet se është djegur aksidentalisht, nga zjarri që ai ka ndezur në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani”. 74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH