Aktualitet

Ndërprerja e energjisë në vend/ Reagon OST: Defekti erdhi nga linja me Greqinë! (ZBULON SHKAKUN)

Shkruar nga Liberale

Ndërprerja e energjisë në vend/ Reagon OST: Defekti erdhi nga

 

Shqipëria në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa energji elektrike për disa minuta.

Pak më parë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

"Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve."-njofton OST.

Pas disa minutash energjia elektrike në Tiranë dhe në shumë rrethe është rikthyer.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH