Aktualitet

Ndërprerja e energjisë elektrike, në Tiranë raportohet për qytetarë të bllokuar në ashensorë

Shkruar nga Liberale

Ndërprerja e energjisë elektrike, në Tiranë raportohet

Energjia Elektrike është ndërprerë sot në disa zona të Tiranës dhe qytete të tjera të vendit si: Durrësi, Shkodra Lezha, Elbasani, Kukësi dhe Saranda, duke paralizuar punën në institucione, zyra, spitale etj.

Në kryeqytet probleme janë raportuar në zonat e Ali Demit, Shkozë, te zona e Liqenit të Thatë, Komuna e Parisit etj.

Ndërkohë problematike kanë qenë raportimet në lidhje me disa qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në ashensorë.

Pas ndërprerjes së energjisë ashensorët janë bllokuar dhe banorët kanë mbetur brenda për disa minuta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH