Aktualitet

Ndahet paprtitur nga jeta QAZIM SEJDINI, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit

Shkruar nga Liberale

Ndahet paprtitur nga jeta QAZIM SEJDINI, ish-kryetari i Bashkisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Mësohet se ai ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Lajmi i trishtë është konfirmuar pak më parë nga familjarët dhe miqtë e tij. Sejdini ka drejtuar për 3 mandate Bashkinë e Elbasanit, nga viti 2007 deri në vitin 2019.

Më pas Sejdini vendosi që të mos kandidonte më në zgjedhjet vendore të 2019.

Qazim Sejdini lindi në Elbasan në 12 Shkurt të vitit 1951. Ndoqi shkollën e mesme Jeronim De Rada dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik. Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e edukimit fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Në 1970 Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it. Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojërave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Në 1995 Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga Maji i 2002 deri në Maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në Tetor 2002 deri në Maj 2005 ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH