Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes, reduktoni shpejtësinë!

Shkruar nga Liberale

Moti i keq në Shqipëri/ Policia Rrugore apel drejtuesve të

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të madh në lëvizjet e tyre për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112“, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiudhe në disa zona malore me reshje dëbore .

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut . Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore .

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH