Aktualitet

Moti i keq krijon dallgë deri në 2 metra/ Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Moti i keq krijon dallgë deri në 2 metra/ Ndalohet lundrimi i anijeve

Moti i keq ka krijuar probleme, duke çuar në ndalimin e lundrimit për anijet e peshkimit në Vlorë.  Kapiteneria e portit njofton se janë regjistruar dallgë deri në 2 metra të larta.

Ndërkohë, do të vijojë normalisht lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar.

Autoriteti Portual bën me dije se përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 10:00 të datës 08.01.2025.

Njoftimi i plotë: 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 07.01.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 07.01.2025 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 08:00 datë 07.01.2024.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 10:00 të datës 08.01.2025.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH