Aktualitet

Moti i keq dhe acar/ Defekt në linjën e Tensionit të Lartë Prrenjas-Mokër, mijëra familje prej dy ditësh pa energji elektrike

Shkruar nga Liberale

Moti i keq dhe acar/ Defekt në linjën e Tensionit të Lartë

Një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të lartë Prrenjas -Pogradec ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit duke lënë pa energji me mijëra familje.

Burime zyrtare bënë me dije se po punohet nga grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi.

Po ashtu burime nga vendngjarja njoftojnë se po punohet në kushte tejet të vështira në një terren malor ku trashësia e dëborës arrin 1 m -1,2 m .Ky është defekti më i rëndë në linjat e tensionit të lartë në juglindjen e Shqipërisë i shkaktuar si pasojë e motit të keq.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH