Aktualitet

MOTI I DITËS: Reshje shiu në formë rrebeshi dhe ere e fortë në bregdet, çfarë ndodh me temperaturat?

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Reshje shiu në formë rrebeshi dhe ere e fortë

Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore

Sipas Meteoalb moti parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjate pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, por në sasi më të pakta.

Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH