Aktualitet

MOTI I DITËS/ Reshje shiu dhe stuhi, dëborë në verilindje dhe rënie të temperaturave

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS/ Reshje shiu dhe stuhi, dëborë në verilindje

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferike po ndikon pellgun e Mesdheut duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në brigjet e territorit të Shqipërisë.

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi fillimisht në veriperëndim, pasdite reshjet do të intensifikohen në jug, reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 20-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-8 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     4/13°C

- Zonat e ulëta       8/19°C

Kosova për dt. 11 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C –8°C në mëngjes deri në  10°C – 13°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 12 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar, reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     4/10°C

- Zonat e ulëta       8/15°C

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH