Aktualitet

MOTI I DITËS: Kthjellime në të gjithë vendin, si do të jenë temperaturat

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Kthjellime në të gjithë vendin, si do të

Moti sot parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, si dhe mot i kthjellët në të gjithë territorin pas orëve të mesditës.

Ngricat do të vazhdojnë të jenë prezente përgjatë akseve rrugore ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë.

Era do të fryjë me drejtim lindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 10-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zona malore -3 deri 7°C

-në zona e ulëta -2 deri 17°C

-në zona bregdetare 3 deri 17C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH