Aktualitet

MOTI I DITËS: Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa shkojnë temperaturat sot

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme më origjinë perëndimore, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 17°C temperatura maksimale pritet në qytetin e Durrësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH