Aktualitet

MOTI I DITËS: E shtuna vjen me ngrica dhe prezencë akulli në rrugë, temperaturat ulen ndjeshëm

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: E shtuna vjen me ngrica dhe prezencë akulli në

Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë siberiane duke sjellë në territor mot të kthjellët, por të ftohtë.

Sipas Meteo alb parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore, por nuk priten reshje. Kjo do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH