Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 21 Prill 2024

Shkruar nga Liberale

MOTI I DITËS, e diel 21 Prill 2024

Kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin Shqiptar mot të paqëndrueshëm. Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendin. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat ditore 2°C deri në 18°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas  here e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH