Aktualitet

MOT i ngrohtë sot dhe me kthjellime, temperatura deri në 28 gradë celcius, por çfarë sjell pasditja?

Shkruar nga Liberale
MOT i ngrohtë sot dhe me kthjellime, temperatura deri në 28 gradë

Sipas MeteoAlb, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Perëndimi dhe jugperëndimi i Europës, Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Në orët e pasdites do të ketë  vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH