Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veri dhe qendër të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.