Aktualitet

Momenti kur Vangjush Dako lë burgun dhe i drejtohet shtëpisë

Shkruar nga Liberale

Momenti kur Vangjush Dako lë burgun dhe i drejtohet shtëpisë


Vangjush Dako u la në arrest shtëpie këtë të martë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i ndryshoi masën e sigurisë. Shkak për këtë u bë fakti se kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Ky është momenti kur ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, lë qelinë e burgut për t’u dërguar në banesë, aty ku do të qëndrojë në arrest shtëpie. Siç duket nga pamjet, Dako është pritur nga disa qytetarë në dalje të IEVP-së ku po qëndronte.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati pa dokumentacionin e nevojshëm.

Pak javë më parë GJKKO kërkoi nga SPAK që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën.

Afati i përcaktuar nuk u zbatua për shkak të mungesës së akt-ekspertimit topografik. Në këto kushte seanca u shty për më 18 Mars.
Vangjush Dako u arrestua në Qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH