Aktualitet

Mirëmëngjes me AKROBACIRA/ Në ditëlindjen e Monikës, Ilir Meta tregon sërisht aftësitë e tij sportive duke “falenderuar” bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Liberale

Mirëmëngjes me AKROBACIRA/ Në ditëlindjen e Monikës,

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta kohët e fundit po i kushton shumë rëndësi paraqitjes së tij fizike, ku e shohim shpesh të postojë rutinën e ushtrimeve të tij në palestër. 

Pas urimit për të shoqen, Monikën, me rastn e ditëlindjes së saj, zoti Meta postoi sot një video ku duket duke bërë një ushtrim mjaft të vështirë akrobatik. Ai po ngjitej në një kuadrat të hekurt i cili ndodhet tek kodrat e qytetit, ku ishte ngjitur edhe më parë por ndjekësit në rrjete e tij sociale e kishin akuzuar se ishte ngjitur aty me helikopter dhe nuk kishin besuar se ai mund të ngjitej vetë.

Meta ka shkruajtur: "Faleminderit" Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!
Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helikopter!", duke ironizuar bashkinë Tiranë njëkohësisht duke i treguar edhe ndjekësve të tij që ai mund të ngjitej me forcat e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH