Aktualitet

Ministria publikon të dhënat e fundit: Në 24 orë u raportuan 39 vatra zjarri, ja sa janë aktive

Shkruar nga Liberale

Ministria publikon të dhënat e fundit: Në 24 orë u raportuan

Ministria e Mbrojtjes deklaron se në 24 orët e fundit në vendin tonë, 33 vatra zjarri janë shuar nga 39 vatra të raportuara.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.

Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH