Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonaci vjen në UET për nderimin e komandantit Suprem të NATO-s

Shkruar nga Liberale

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonaci vjen në UET

Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për komandantin Suprem të NATO-s dhe Forcave Amerikane në Europë, gjeneralin Christopher G. Cavoli nga Universitetit Europian i Tiranës, u kthye në një ngjarje bashkimi mbarëkombëtar.

Për herë të parë në një veprimtari të tillë, të vlerësimit të një figure ushtarake për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, u bënë bashkë ministrat shqiptarë të Mbrojtjes.

Përveç ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Z.Pirro Vengu, në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Po ashtu, ishe i ftuar edhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, por që për shkak të angazhimit politik, nuk u mundësua pjesëmarrja e tij.

Në këtë ceremoni nderimi, përveç figurave të larta të politikës, ishin të pranishëm edhe e figura ushtarake e diplomatike, ndër të cilët edhe e Ngarkuara me Punë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH