Aktualitet

“Ministri i Drejtësisë më nxori nga burgu në 2014”/ Nasip Naço reagon pas deklaratave të Nuredin Dumanit: Akuzat, mashtrim!

Shkruar nga Liberale

“Ministri i Drejtësisë më nxori nga burgu në

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, në procesin e njohur si “Plumb i Artë”.

Gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka dhënë një detaj, që ka tërhequr vëmendjen publike, teksa tha se ka paguar 40 mijë euro për t’u liruar nga burgu.

Dumani u shpreh se këto para i janë paguar cash dhëndrit të vëllait të ish-deputetit Nasip Naço, që në atë kohë mbante postin e shefit të spitalit, duke i siguruar një dokument që vërtetonte probleme shëndetësore dhe për rrjedhojë është liruar nga qelia.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Ai ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërkuar që organet e drejtësisë të hetojnë në mënyrë të plotë rastin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Naço është shprehur se distancohet nga çdo akuzë dhe ka ftuar autoritetet që të marrin masa ligjore ndaj çdo individi të përfshirë, në rast se akuzat vërtetohen.

“Ministri i Drejtësisë më nxori nga burgu në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH